Liverpooli pret të dielën ekipin e Guardiolës në kuadër të javës së 8 në Premier Ligë. Pep Guardiola ka folur para ndeshjes ku ka kërkuar siguri që autobusi i Manchester City të mos sulmohet sikurse ka ndodhur në të shkuarën. Man City kthehet në Anfield, pas një kohe kur ishte goditur me shishe dhe fishekzjarre, në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve në sezonin e kaluar.
Liverpool kishte kërkuar falje për dëmin e shkaktuar dhe kishte dënuar veprimet e individëve të përfshirë. Dy policë të Merseyside u plagosën në atë episod armiqësor, ndërsa Guardiola, këmbëngul se gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin. “Është diçka për Liverpoolin, jo për mua”.
“Do të doja që policia të kthehej në shtëpi në familjet e tyre, ta pinte një birrë dhe ta shikonte shfaqjen. Kjo është ajo që duhet të bëjnë”. “Por kjo varet nga njerëzit e Liverpoolit, jo në Manchester City”, ka thënë Guardola.
