Është celur në Tiranë ekspozita personale e Idriz Balanit, skulptorit durrsak, e cila vjen e kuruar nga Skënder Boshtrakaj. Skulpturat e ekspozuara duken si në një rreshtim ushtarak para nisjes drejt Muzeut historik Kombëtar ku janë ekspozuar rreth 65 vepra të jetës së tij.

Skulptori i konsideron këto vepra si sintezë të jetës artistike krijuese, ku pasqyrohet puna e tij ndër vite, duke filluar që nga veprat e para deri në ato të fundit që janë pjesë e eposit heroik të popullit tonë në luftrat për çlirim.

Ekspozita e Idriz Balanit do të qëndrojë e hapur deri më 10 tetor.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb