BRITANI E MADHE – Dukesha Kate vesh të njëjtin fustan që kishte një vit më parë. Nuk është hera e parë që ajo komentohet në media për veshjen e disa herë të të njëjtit fustan. Pork jo nuk ka rëndësi sepse bashkëshortja e princ, Ëilliam dukej e mrekullueshme dhe mjaf elegante

Në daljen e saj të fundit, Kate Middleton tregoi edhe një herë trupin pas lindjes së fëmijës së tretë, më 9 tetor, gjatë një vizite në ‘Global Ministerial Mental Health Summit’ në County Hall, Londër, bashkë me Princin William. I vetmi ndryshi ishin flokët me nuancë më të hapur nërsa vitin e kaluar i kishte më të errëta.

Më shumë se një vit më parë, Kate e veshi këtë fustan gjatë një vizite me Princin Ëilliam në Hamburg, Gjermani, më 21 korrik 2017. Në 2017-ën, ajo zgjodhi një kombinim me një çantë të vogël të kuqe dhe me të njëjtat këpucë, nude. Kate u bë nënë për herë të tretë në prill. 6 muaj pasi Luis erdhi në jetë, Dukesha është në formë fizike të shkëlqyer.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb