Real Madrid po përjeton një moment alarmant ku në 4 ndeshjet e fundit, mes kampionatit dhe Champions League, ka pësuar tre humbje dhe një barazim. Asnjë gol i shënuar në 4 takimet e fundit, vendi i 4 në La Liga dhe vendi i dytë në Champions pas CSKA së Moskës, janë treguesi më i qartë i krizës së madhe që po kalojnë “mbretërorët”.
Kjo ecuri tronditi dhe stolin e trajnerit Lopetegui por në apel edhe një herë thërritet presidenti Perez i cili ka për detyrë të afrojë në skuadër disa elemente të rijnë për ti dhënë impulse të reja një grupi i cili ka fituar gjithçka në vitet e fundit, mbi të gjitha në Champions League. Sipas “Cadena Ser”, Reali do të provojë sërish në merkaton e janarit për të sjellë në kryeqytetin spanjoll fantazistin Eden Hazard. Belgut i skadon kontrata me Chelsea në vitin 2020 dhe sipas radios spanjolle, Hazard do të jetë dhurata e parë për Lopeteguin.
Jo vetëm Hazard por Reali po ndjek me shumë interes edhe situatën që po kalon Edison Cavani. Sipas të përditshmes franceze LEquipe, sulmuesi uruguaian nuk është aspak i lumtur tek PSG, këtë e konfirmoi edhe një herë pas sfidës së fundit kundër Lion ku nuk preferoi ti bashkohej grupit për të përshëndetur tifozët. “Matadori” duhet i lënë në hije në një skuadër ku Mbappe dhe Neymar bëjnë protagonistin dhe Real Madrid do të ishte ekipi ideal për të nisur një aventurë të re.
(BalkanWeb)