TIRANË-Ja një deklaratë ku lexohet qartë se disa janë të lodhur nga arroganca e pushtetarëve. Fjalët janë nga deputeti socialist Namik Dokle që i kushton një status kancelares Angela Merkel, e cila zhvilloi dje një vizitë 4 orëshe në Tiranë.
Sipas Dokles, mirësjellja njerëzore e zbukuron të fuqishmin.
“Edhe me një ndalesë prej disa sekondash në shkallët e Kryeministrise, për të përshëndetur njerëzit e thjeshtë në trotuarin përballë, na mësove gjëra të mëdha:
– Na mësove që të fuqishmin e zbukuron mirësjellja njerëzore!
– Na mësove se modestia është virtyt i madh edhe për shtetarë të mëdhenj!
– Na mësove se humanizmi shkëlqen edhe në detaje të vockla, ashtu si rrezja e Diellit në një pikë vese…
MIRENJOHJE PA KUFI…”, shkruan Dokle.
(d.b/BalkanWeb)