TIRANE- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar ndaj komenteve të bëra nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj,  në lidhje me çështjen e “Babales”.

Ministri Xhafaj tha sot se Partia Demokratike ka zgjedhur si partnerë llumin e këtij vendi, duke treguar ironi të fortë për pretendimet e PD-së për audio-përgjimin me “dëshmitari X”.

PD ka zgjedhur partnerë llumin e këtij vendi”, tha Xhafaj, ndërsa nënkryetari i PD-së deklaroi se ministri harron të shtojë faktin  se ky llum është në familjen e tij.  “Xhafaj duket se e ka harruar që llumin e ka në familjen e tij”, shtoi Paloka në Facebook.

(n.m/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb