Agjencia ruse e hapësirës tha se ka pezulluar të gjitha nisjet e anijeve Soyuz, derisa të kryhen hetimet e një problemi që çoi në një ulje emergjente këtë javë.
Fluturimi në hapësirë i kozmonautëve, Nick Hague dhe Aleksei Ovchinin, u ndërpre pas nisjes nga objekti Baikonur në Kazakistan, ndërsa fatmirësisht ata u kthyen shëndosh e mirë në Tokë.
Agjencia ruse e hapësirës tha se emergjenca është shkaktuar nga një përplasje e fazës së parë dhe të dytë të anijes kozmike.
Sergei Krikalyov, kozmonauti që udhëheq programin e fluturimeve në Roskosmos, tha se misioni i ardhshëm drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës është caktuar për në dhjetor. “Por, sigurisht, të gjitha do të varen nga rezultatet e hetimit”, tha Krikalyov.
Shefi i Roskosmos-it, Dmitry Rogozin, tha në një postim në Tëitter se autoritetet e hapësirës planifikojnë të nisin Ovchininin dhe Haguen në hapësirë në pranverë të vitit 2019.