Task forca e ngritur nga Ministrja Manastirliu vazhdon kontrollin e farmacive për tregtimin e barnave pa recetë dhe jashtë kushteve të ruajtjes së barnave. Deri tani janë kontrolluar 158 farmaci dhe janë marrë masa për 79 subjekte farmaceutike

Gjatë kontrollit të farmacive rezultojnë 79 shkeljë administrative, nga të cilat, pjesa pjesa më e madhe për tregtimin e barnave pa recetë.
Më konkretisht:
• 32 subjekte “Tregtimi i barnave pa recetën e mjekut”
• 26 subjekte “Mungesa e recetave të ekzekutuara sipas klasifikimit”
• 14 subjekte “Farmacia tregton barna pa pullën e kontrollit të lëshuar nga AKBPM-ja”
• 7 subjekte “Mosrespektimi i kushteve të ruajtjes dhe tregtimit me pakicë të barnave”

Task-Forca për kontrollin e barnave, është e përbërë nga përfaqësues të disa institucioneve, që do të ushtrojnë kontrolle në çdo subjekt farmaceutik.
Kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë vendin, me qëllim që të gjitha farmacitë të respektojnë ligjin duke garantuar sigurinë e qytetarëve.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: