VLORE- Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona, pasi akuzohet për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar Lorenc Kananaj, 44 vjeç, me akuzën për kundërshtim dhe kanosje të punonjësve të policisë, Redian Metaj, 35 vjeç me akuzën për dhunë ndaj bashkëjetueses së tij si dhe Artur Ago, 47 vjeç i dënuar me 3 muaj burg për kallëzim të rremë.

Njoftimet e policisë për tre të arestuarit:  

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:

Lorenc Kananaj, 44 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 21.10.2018, dyshohet se ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësen e policisë së patrullës së përgjithshme duke e kanosur atë për shkak të detyrës.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 236/2 dhe 238 të Kodit Penal.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:

Redian Metaj, 35 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi mëngjesin e datës 21.10.2018, dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij A.Sh, për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”, neni 130/a i Kodit Penal.

Policia ka bërë ndalimin e shtetasit:

Artur Ago, 47 vjeç, banues në Vlorë.

Policia ka bërë ndalimin e tij pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me Vendimin nr. 353, datë 13.07.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 3 muaj burg për veprën penale “Kallëzimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore, parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb