Deputeti i Partisë Demokartike, Klevi Balliu, e ka konsideruar turp faktin që disa shtete apo shoqata kanë ndikim në Shqipëri nëpërmjet disa mendjeve që hiqen si shqiptarë
Në një status në Facebook, ai ngre pyetjen “Ku janë shqiptarët, pse s’drejtojmë ne këtu për fatet tona por drejtojnë këta vemje?”
“Është turp i madh sepse as njeri nga këto shtete apo shoqata s’kanë në interesin e tyre mirëqenien e vendit apo të qytetarëve shqiptarëve por kanë në interes njerëzit e tyre, shtetin e tyre,”shkruan ai.
Statusi i plotë
Gylenist, Erdoganist, Sorosist, Grek apo Turq.
Shqiptarët ku janë?
Lajmet e fundit na kanë bërë të qartë që këtu ka disa shoqata dhe shtete të cilat paskan ndikim në Shqipëri nëpërmjet disa mendjeve që hiqen si shqiptarë.
Dëgjojmë fjalë si Gylenis apo Sorosist dhe ngrihet pyetja.
Ku janë shqiptarët, pse s’drejtojmë ne këtu për fatet tona por drejtojnë këta vemje?
Reformën në drejtësi na e dha një shoqatë, avionët shqiptarë ku s’lejohet shqiponja na i dha një tjetër vend.
Është turp i madh sepse as njeri nga këto shtete apo shoqata s’kanë në interesin e tyre mirëqenien e vendit apo të qytetarëve shqiptarëve por kanë në interes njerëzit e tyre, shtetin e tyre.
Ndaj është thelbësore që këto vemje që jetojnë në këtë shtet, me këtë qeveri që drejton, ti tregohet vendi duke i nxjerrë nga zyrat e uzurpuara nga paratë e shoqatave dhe shteteve albanofobe.
BalkanWeb
