Lajmi për dorëheqjen e Fatmir Xhafës nga posti i Ministrit të Brendshëm ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. New York Times shkruan se Ministri i Brendshëm i Shqipërisë ka dhënë dorëheqjen, ndërkohë që vendi ballkanik përpiqet të luftojë më mirë korrupsionin dhe trafikimin e drogës.

Në shkrim thuhet se lajmi është njoftuar nga kryeministri Edi Rama pa dhënë asnjë dhënë asnjë shpjegim për dorëheqjen.

“Duke shkruar në faqen e tij të twitter të shtunën, kryeministri Edi Rama tha se kishte pranuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pa dhënë asnjë shpjegim”

“Rama më pas emëroi Sander Lleshin, një ish-zyrtar ushtarak, si ministrin e ri te Brendshëm, duke thënë se ai do të sjellë “energji të re pozitive” në punë. Lleshi duhet të dekretohet pas kësaj nga Presidenti dhe Parlamenti para se të marrë zyrtarisht detyrën.”- citohet në shkrimin e New York Times.

Xhafaj Nyt

“Lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit janë përparësit kryesore për Shqipërinë, e cila po kërkon të nisë negociatat e plota të anëtarësimit me Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm. Megjithë goditjet e bwra, Shqipëria mbetet akoma një strehë për marijuanën dhe kontrabandën e drogës dhe një parajsë për pastrimin e parave të drogës.

Partia Demokratike përshëndeti dorëheqjen e Xhafaj si  “një hap të rëndësishëm në luftën tonë për të pastruar politikën e krimit.PD kishte akuzuar Xhafaj për mbështetjen e aktiviteteve kriminale të vëllait të tij të lidhur me drogën, akuze qe Xhafaj kishte mohuar. Paraardhësi i Xhafaj, Saimir Tahiri, është duke u hetuar për përfshirjen e dyshuar në një rrjet trafiku të drogës.” -përfundon shkrimi në New York Times.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb