TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur sot për të diskutuar për reformën në drejtësi, ndërsa ka vendosur që më 18 korrik të mblidhet Asambleja për të analizuar zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Në mbledhje ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili pas përfundimit të takimit deklaroi i vendosur se reforma në drejtësi do të bëhet. “Reforma në drejtësi do bëhet ose do bëhet!”, tha Rama prerazi duke mos bërë asnjë koment tjetër për marrëveshjen e sotme të arritur mes maxhorancës dhe opozitës për komisionin.

Ndërkohë burime nga PS-ja për News24 bëjnë të ditur se në mbledhje është diskutuar edhe për ligjin për arsimin e lartë, një reformë kjo, mjaft e kontestuar.

(m.k/BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb