Ish-zëdhënësja e PD-së duket se është rikthyer duke habitur me format e saj. Laura Vorpsi është shfaqur duke shijuar plazhet e jugut, ndërsa ajo që bie në sy janë format e saj në bikini.
Paparacët kanë vënë nën objektiv ish-zëdhënësen e PD këtë të premte, e cila po shijon bregdetin e Drimadhes në shoqërinë e familjarëve të saj.
Pedagogia e Juridikut duket se po kalon një periudhë ‘single’, duke qënë se gjatë këtyre pushimeve ka qenë e shoqëruar vetëm nga familjarët e saj.
Personazhet e njohur gjatë periudhës së verës e sezonit të plazhit bëhen shpesh pjesë e suplementeve rozë, pasi edhe publiku pret të shohë daljet e tyre me bikini, e kësaj nuk i ka shpëtuar as Laura Vorpsi.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)