Ironia dhe shakaja e radhës së kryeministrit është ndalur te dy kundërshtarët e tij politikë, kryetarin e PD, Lulzim Basha, dhe deputetin e kësaj partie, Sali Berisha.
Në një kohë që pas shumë akuzave nga opozitarët, kreu i qeverisë i kthehet duke i quajtur “shpifje” ai nuk ngurron t’i kundërpërgjigjet me video apo fotomontazhe.
Në postimin e bërë ditën e sotme në llogarinë e tij në Instagram, shfaqen një çift, të cilëve u janë animuar fytyrat e Bashës e Berishës.
Në video çifti i ‘të dashuruarve’ shfaqet duke ngrene kokoshka, ulur mbi një divan për të parë një film e që më pas përfundojnë në dhomën e gjumit.
(e.f/BalkanWeb)
