ATHINE- Alarm për bombë pranë gjykatës së Athinës. Ka qenë një telefonatë e një personi që ka ngritur në këmbë policinë.
Kjo e fundit ka evakuuar banorët pranë gjykatës.
Kujtojmë se pak ditë më parë në Athinë policia u alarmua pas një pakoje të dyshimtë që u gjet pranë një bankomati. Pavarësisht se u dyshua për bombë, fatmirësisht nuk rezultoi të ishte ashtu.
(ed.me/BalkanWeb)