KUKËS- Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë në qarkun e Kukësit, kryeministri Rama tha se po punohet intensivisht për të vënë në punë pistën e skive në Shishtavec.

Shefi i qeverisë deklaroi se do të ndërhyhet në aksin rrugor Kukës-Has-Tropojë për t’i dhënë  atë që i ka munguar kësaj zone. Gjithashtu Rama shtoi faktin se vitin e ardhshëm do të ndërtohet hoteli i parë me 5 yje në zonën e Valbonës.

“Po punojmë ngusht me disa investitorë  për të investuar në zonën e Shishtavecit. Vitin e ardhshëm do të kemi hotelin me 5 yje në zonën e Valbonës.  Mbështesim familjet e kësaj zone, jo vetëm për argotizmin.  Do të kemi një ndërhyrje në rrugën Kukës –Has-Tropojë. Do të kemi një paketë të re investimesh”, tha Rama.

(n.m/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb