KUKËS- Bashkia e Krumës, në Qarkun e Kukësit i ka akorduar biznesmenit, Kadri Morina, titullin “Qytetar Nderi”. Ky vlerësim i është bërë Morinës me motivacionin për kontributin dhe përhapjen e vlerave për zonën e Hasit. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm edhe deputetë të Kosovës.
(m.k/BalkanWeb)
