Juve ka formuar një ekip ëndrrash, “qershia mbi tortë” ishte pa diskutim Ronaldo, një goditje  madhe për të fituar pas kaq shumë vitesh Champions League. “Zonja” ka rritur shumë imazhin dhe të shumë lojtarë të kalibrit botëror e kanë kthyer në objektiv për tu transferuar në Torino, madje ka dhe prej tyre të cilët presin vetëm një sinjal për tu rikthyer sërish, një prej tyre është dhe Paul Pogba.

“Gjeli” francez nuk ndihet aspak i lumtur tek Man.United, ky është një fakt, gjithashtu dhe dëshira e tij për tu rikthyer sërish tek Juventus. Të mërkurën Pogba do të rikthehet në Torino por me fanellën e United, mesazhet e tij në vigjilje të këtij takimi janë të qarta: “Do të jetë një kënaqësi e veçante të rikthehem në Torino, në shtëpinë time. Aty është vendi ku kamë shënuar golat e mi të parë si profesionit. Me Cuadrado, Dybala e Bonucci dëgjohemi akoma, ishim një familje dhe kemi mbajtur kontaktet, theksoi Pogba në një intervistë për radion ‘RMC’.

Jo vetëm Pogba por së fundmi ka qenë dhe Zinedine Zidane, një ish i famshëm Juventin i cili po pret me padurim të rikthehet në Torino. Në një video mesazh të publikuar në mediat italiane, Zidane shprehet se prek me padurim të jetë sa më shpejt në Torino për të kaluar pak kohë me miqtë e tij, video e cila sigurisht mbyllet me forca Juve. Bardhezinjtë e kanë një trajner shumë të mirë si Max Allegri por nëse gjërat nuk shkojnë si duhet, Zidane do të ishte një alternativë luksi, shumë e pëlqyer nga tifozët.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb