Eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous ka shkuar sot në Bularat ku do të vizitojë familjen e minoritarit grek Konstandinos Kacifas, i cili mbeti i vrarë më 28 tetor pas një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENA.
Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ një foto të eurodeputetes, e cila do të marrë sot pjesë në ceremoninë mortore të 35-vjeçarit.
Kujtojmë se tre ditë më parë eurodeputetja qipriote tha se do ta çonte çështjen e Kacifas në Parlamentin Europian.
“E konsideroj detyrim moral të ngre cështjen ‘Kacifas’ si dhe te shkeljes së të drejtave të minoritarëve të zonës ne përgjithësi. Mund të arrestohej, por u vra. Ai u ekzekutua nga policia shqiptare, ndërkohë që nëse donte kishte mundësi dhe aftësi”, -u shpreh ajo ditë më parë.
Ndërkohë ajo komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama për ngjarjen. “Le te jetë kryeministri i korrupsionit që e konsideron ‘ekstremist të marrë’ e jo Athina. Kam detyrim moral te hap çështjen e shkeljes së te drejtave dhe vrasjes së Kacifa në PE”, tha eurodeputetja.
(ed.me/BalkanWeb)