TIRANE
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në faqen e tij të ‘Facebook’ denoncimin e një qytetari dixhital, i cili lëshon akuza për shërbimin e urgjencës në Shkodër.
Përmes mesazhit, qytetari pohon se mbrëmjen e djeshme ka njoftuar me telefon urgjencën për t’i dërguar në shtëpi një ambulancë pasi ishte sëmurë, ndërkohë që nga ky shërbimin i kishin propozuar që ai të shkonte vet në spital.
DENONCIMI TEK BERISHA
Ky eshte sherbimi i urgjences ne Narkoshtetin e Norieges!
Lexoni mesazhin e te semurit dixhital. sb
Mirmengjes zoti berisha une dua te denocoj nje rast tek ti se je e vtmja rruge. si mundem te shprehem mbreme isha i semure ne gjendje te keqe e thirra ambulancen e spitalit rajonal te Shkodres aty mu pergjigj nje grua. I thash jam i semure kam nevojë per ambulancë me tha; a ke ndonje makine tek lagja jote qe te sjellin ne spital se këta shofert tane nuk dine me ardh. Une i thashe nuk ma hap njeri telefonin ne kete ore e me duhet ambulanca se jam i semure, ajo me mbylli telefonin.
(ed.me/BalkanWeb)
