TIRANE

Pasi presidenti Ilir Meta bëri publike listën me 14 pyetje që i ka drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes për çështjen që lidhet me dekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit përmes një postimi në ‘Twitter’ ka reaguar, duke publikuar një shkresë ku përgjigjet vet lidhur me pyetjet e Metës. Por vetëm pas disa sekondash Rama e fshihu postimin në fjalë, për ta ripostuar disa minuta më vonë. Shkresa në fjalë e Ramës mban datën e sotme.

Rama
Rama

“Duke qenë se Presidenti ka publikuar shkresën me pyetjen e tij të ndarë në plot 14 pyetje, ja edhe shkresa ime lidhur me pyetjen e Tij. Kjo ka bashkëlidhur një kërkesë të gjeneral Sandër Lleshit për Presidentin, e cila shteron fare këtë vorbull të panevojshme. lexim të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social.

Rama Postimi 1
Rama Postimi 1
Rama Shkresa 2
Rama Shkresa 2

(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb