TIRANE

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se shpërndante kokainë në lokalet e natës në Tiranë. Në kuadër të operacionit të koduar “STOK”, pas hekurave ra Saimir Rexha, banues në Tiranë. Gjatë aksionit të kryerë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.2, u sekuestruan 183 gramë kokainë, si dhe tre armë të ftohta, thika.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, ka marrë informacione nga burime të ndryshme se Rexha, merrej me veprimtari të kundërligjshme në fushën e narkotikëve, duke shpërndarë (shitur) lëndë narkotike të dyshuar si “kokainë” në sasi të konsiderueshme (100-200 gramë) me porosi, e destinuar për t’u shitur në lokalet e natës në Tiranë.

7983b25c B6e7 4873 Ba4d D4f3a1c54569
7983b25c B6e7 4873 Ba4d D4f3a1c54569

Në bazë të këtyre informacioneve nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve rreth orës 19.30, në rrugën “Marko Boçari”, është ndërhyrë dhe nga kontrolli i ushtruar në trup, i është gjetur një qese me një sasi lëndë të dyshuar narkotike, gjithsej 183.2 gramë kokainë. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe tre armë të ftohta, thika.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndeve narkotike” , “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta“ dhe “Dhuna në familje”, pasi në ngarkim të shtetasit Saimir Rexha ka bërë kallëzim edhe bashkëshortja e tij për dhunë fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj saj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb