Klubi i Skënderbeut ka reaguar pas lajmit të publikuar në BalkanWeb lidhur me çështjen e KAS.

Ajo që doli nga e-mail që redaksia e SportNews shkëmbeu me sekretariatin e Tribunalit të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, shkalla e fundit e gjykimit të betejës disa vjeçare mes kampionëve të Shqipërisë dhe raportit të inspektorëve të UEFA-s, që përpiluan masën ekstreme për bardhekuqtë, duket se gjërat diku kanë ngecur duke vënë në dyshim atë çka klubi kampion i Shqipërisë ka thënë deri më tani. Kërkesës se SportNews drejtuar sekretariatit të Gjykatës së Lozanës për të mësuar nëse ka një apelim dhe nëse mund të mësonim datën e një gjyqi të mundshëm, KAS iu përgjigj se Skënderbeu nuk ka apeluar fare: “Faleminderit për mesazhin tuaj dhe interesin për aktivitetet e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.Duke parë të dhënat tona, nuk na shfaqet të kemi marrë ndonjë apelim sa i përket çështjes që ju përshkruani më poshtë”.

  • foto galeri

Megjithatë nëpërmjet një statusi në Facebook, klubi e ka përgënjeshtruar këtë, duke thënë se Skënderbeu ka apeluar vendimin e UEFA-s në CAS dhe se janë duke pritur datën e seancës dëgjimore.

Statusi i plotë

Duke marrë shkas nga lajmi i shpërndarë në mediat online, KF Skënderbeu siguron opinionin publik dhe sportdashësit bardhekuq se klubi ka apeluar vendimin e UEFA-s në CAS dhe jemi duke pritur datën e seancës dëgjimore.

Dokumenti i publikuar më poshtë i përket datës 29 tetor dhe është letërkëmbimi i fundit mes palëve në proçes, dokument i cili hedh poshtë pretendimin e mediave vizive dhe online se në CAS nuk ka një apelim nga KF Skënderbeu.

Shprehim publikisht indinjatën dhe zhgënjimin tonë karshi qarqeve të caktuara të cilat vijojnë të ‘luftojnë’ klubin tonë me qëllim destabilizimi duke keqinformuar qëllimisht opinionin publik.

KF Skënderbeu siguron mediat dhe Sportdashësit bardhekuq se do ti shkojmë deri në fund kësaj cështje për të zgjidhur dhe zbardhur të vertetën e këtij lajmi dashakeq karshi klubit.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Zyra për shtyp,
KF Skënderbeu

46229822 1947285441975834 7957006762194763776 N
46229822 1947285441975834 7957006762194763776 N

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: