Një 24-vjeçare, e cila vihej në lojë dhe tallej nga të tjerët kur ishte adoleshente ka vendosur të ‘hakmerret’. Vajza në fjalë shpenzoi të paktën 36 mijë paund për operacione plastike dhe sot nuk njihet më. Celine Cention, nga Zvicra, i është nënshtruar procedurave kozmetike të shumta, përfshirë atë të zmadhimit të gjoksit të paktën 3 herë.

Yllli i Instagram rrëfeu edhe talljet ndaj saj gjatë kohës së adoleshencës, ku cilësohej si ‘e shëmtuar’, aq sa ajo sëmurej teksa përballej me këto gjëra. Pasiguria e saj bëri që ajo të kursejë para nga puna e saj si parukjere që të paguajë operacionet e saj plastike, të cilat e bënë të ndihej rehat me veten, shkruan ‘Daily Mail’.

Me kalimin e viteve nga shtatori i 2013-ës, Celine iu nënshtrua të paktën 3 operacioneve të gjoksit deri te ai i hundës dhe mollëzave, zmadhimit të buzëve, një transformim total për të. “Unë gjithmonë isha një njeri i lumtur, por nuk ndihesha rehat. Shumë njerëz më gjykonin se isha e shëmtuar, ndaj u shndërrova në një njeri të trishtuar. Doja të ndihesha sërish e lumtur, kështu që ndryshova çdo gjë në look-un tim dhe çdo gjë tjetër që nuk pëlqeja nga vetja”, tha Celine.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb