ATHINË- Ashtu siç edhe pritej, Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, përmes një njoftimi për mediat ka publikuar ndryshime të rëndësishme në qeveri, pas një rebelimi brenda partisë së tij mbi votimin në parlament të masave shtënguese që kërkoheshin për rihapjen e bisedimeve.
Siç njofton gazeta greke “Kathimerini”, Tsipras u takua dje me disa këshilltarë të rëndësishëm për të diskutuar përgjigjen ndaj refuzimit të 39 deputetëve të SYRIZA-s për të votuar paketën e shpëtimit në parlament.
Tsipras, i cili pas riformatimit të qeverisë mbetet sërish kryeministër, ka zëvendësuar ministrat dhe zv.ministrat që i bënë opozitë marrëveshjes së arritur me kreditorët për paketën tjetër të ndihmës financiare.
Mirëpo, votimi i ndryshimeve qeveritare është shtyrë, për shkak të situatës kaotike me zjarret që kanë rënë në Athinë. Ndryshimet fillojnë me Ministrinë e Prodhimit, Mjedisit dhe të Energjisë, e cila i është lënë Panagoiotis Skourletis, ndërsa është shkarkuar Panagiotis Lafazani. Gjithashtu, në Ministrinë e Punës është emëruar Georgos Katrougalos
QEVERIA E RE GREKE PAS NDRYSHIMEVE
Kryeministër- Alexis Tsipras
Zv/kryeministër- Giannis Dragasakis
Ministër i Brendshëm- Nikos Voutsis
Ministër pa portofol i Reformës Administrative- Xristoforos Vernardakis
Ministër i Ekonomisë, Infrastrukturës, Lundrimit dhe Turizmit- George Stathakis
Ministër i Zhvillimit të Prodhimit, Mjedisit dhe Energjisë- Panagiotis Skourletis
Ministër e Financave- Euclid Tsakalotos
Ministër i Kulturës, Edukimit dhe Fesë- Aristidis Baltas
Ministër i Punës- George Katrougkalos
Ministër i Shëndetit Publik- Panagiotis Kouroumplis
Ministër i Jashtëm- Nikos Kotzias
Ministër i Mbrojtjes- Panos Kammenos
Ministër i Drejtësisë- Nikos Paraskevopoulos
Ministër i Shtetit për Luftën Kundër Korrupsionit- Panagiotis Nikoloudis
Ministër i Shtetit për Punët Qeveritare- Alekos Flampouraris
Ministër i Shtetit- Nikos Pappas
(m.k/BalkanWeb)
