SARANDE
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Qafë-Botë – Konispol. Një motor i llojit Piaggio ka dalë nga rruga e si pasojë është plagosur Alfred Brahimi.
BalkanWeb mëson se 40-vjeçari është nisur me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar për shkak të plagëve të marra.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.
BalkanWeb