Për OSBE-në shpifja nuk duhet të trajtohet si vepër penale, por civile. Ambasadori Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt gjatë “Forumi për Zhvillimin e Medias”, theksoi se duhet bërë kujdes në trajtimin ligjor ndaj shfipjes, duke e dekriminalizuar atë. Qendrim i cili shkon kundër deklaratave të kryeministrit Edi Rama për trajtimin e shpifjes në Kodin Penal.
Por jo vetëm trajtimi i shpifjes, është në vëmendjen e Prezencës së OSBE-së. Tashmë që data e zgjedhjeve është përcaktuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, funksionon në mungesë e anëtarëve që duhet të propozojë opozita. Megjithatë, mungesa e tyre nuk përbën shqetësim për funksionimin e KQZ. Bernd Borchardt, kujtoi zgjedhjet e 2013, kur KQZ organizoi garën elektorale me 4 anëtarë.
“Keni pasur edhe më herët zgjedhje, ku KQZ-ja ka pasur vetëm katër anëtarë, ndërsa tani ka pesë. Thënë kjo, kjo situatë është sigurisht për të ardhur keq. Kjo do të thotë që nuk përdoren të gjitha të drejtat kushtetuese dhe ligjore.” -u shpreh Ambasadori.
Ambasadori Borchardt nuk ka humbur shpresat për miratimet në Kuvend të ndryshimeve në legjislacionin zgjedhor. Për më tepër kur citon kreun e opozitës Lulzim Basha, i cili sipas tij është shprehur se opozita vijon të jetë pjesë e reformës.
Rreth një muaj larg mbarimit të mandatit të Komisionit të posaçëm parlamentar të reformës zgjedhore, Parlamenti gjendet përballë pamundësisë së miratimit të rishikimit të Kodit Zjedhor. Mungesa e opozitës bën të pamundur votimin në seancë plenare.
(BalkanWeb)
