Media prestigjioze britanik, BBC, ka raportuar për taksën që ka vënë Kosovë ndaj importit të prodhimeve serbe, në 100 për qind.

Reagime të ashpra ka pasur nga të gjithë liderët e Serbisë, të cilët nuk e pritën që Qeveria ta marrë këtë vendim.

Edhe mediat e huaja amerikane, britanike, franceze dhe të tjera kanë shkruar për këtë vendim të Qeverisë së Kosovës.

Reuters, thotë se nga vendimi i qeverisë u kërkua gjithashtu të ndalohet hyrja e ndonjë malli që nuk e ka adresuar Kosovën me emrin e saj kushtetues, Republika e Kosovës, të cilën Serbia dhe Bosnja nuk e njohin.

Dy javë më parë Kosova kishte vënë një taksë 10 për qind të importit për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja. Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Prishtinës që ta ndryshojë këtë vendim, raporton Express.

Reuters, gjithashtu, shkruan se Kosova fajësoi Serbinë për dështimin e saj për t’u bashkuar me INTERPOL-in dhe tha se Serbia ishte kundër normalizimit të marrëdhënieve, një çelës për të dy vendet. Bosnja votoi gjithashtu kundër anëtarësimit të Kosovës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: