Pas suksesit të madh në ‘The Voice UK’ dhe shumë prezentimeve të suksesshme në televizion, Rita Ora është emëruar personazhi i vitit nga Glamour.

Ajo këtë vit po ndjek edhe suksesin e radhës në ‘X Factor’ pas shumë paraqitjeve televizive në të cilat ka shkëlqyer.

Pikërisht për pjesëmarrjen në emisinonin ‘The Voice’ si anëtare e jurisë Rita Ora është shpërblyer me epitetin ‘Personazhi televiziv i vitit’, pasi sezonin e katërt të shout të talentëve Rita e ka kthyer në piedestalin më të larët e me rankimet më të larta që i kanë munguar ndër vite.

Glamour ka shpallur shqiptaren si më e suksesshmja e televizioneve ndërsa të njëjtën punë Rita pritet të bëjë edhe në shoun tjetër ‘X Factor’ dhe pse jo të fitojë edhe një herë këtë epitet.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: