TIRANE

Hygerta Sako prej disa kohësh është pjesë e ekranit me emisionin e saj si moderatore sportive. Ish-miss Shqipëria është pjesë e fokusit mediatik, edhe pse daljet dhe intervistat për jetën private i ka shumë të fshehta.

Hygerta është dobësuar plot 12 kilogramë dhe këtë gjë e ka treguar vetë moderatorja. Në vazhdën e “Ask me a question”, fansat e kanë pyetur se sa kilogramë ka humbur dhe ajo ka konfirmuar 12 kilogramë. Sekreti i saj?

“Duke ngrënë ushqime sipas grupit të gjakut, aktivitet fizik dhe shumë vullnet”, ka treguar Sako. Tashmë që edhe ju vajza e mësuat sekretin e ish-missit për një dobësim real dhe të vlefshëm, mund të ndiqni hapat e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb