Zgjohen shumë herët dhe në orën 7:00 janë të dy në palestër. Kur shumica janë ende në gjumë, Ardit Gjebrea bën pompa për të forcuar muskujt e barkut dhe këtë e bën duke patur mbi kokë si trajner personal, Elio Gjonajn. Ai është sportist i njohur, prej vitesh është i angazhuar në disiplinën e bodybuilding, ndërsa para pak ditësh ka marrë edhe titullin Kampion.
Të dy bashkë ndjekin një program strikt, të cilit Gjebrea i bindet me përpikmëri, jo më shumë për shkak të angazhimit, por edhe për të mbërthyer një kopsë më shumë të xhaketave. Dalja çdo të diel në ekran kërkon edhe një pamje të rregullt, e në fakt Ardit Gjebrea duket se e ka në fokus.
“Është i vendosur, i dëgjueshëm, ma bën punën shumë të lehtë.”-thotë Elio për Arditin që duket se kanë krijuar edhe miqësi. Elio tregoi jo vetëm për punën, por edhe për atë pjesë që njerëzit rrallë flasin; të kaluarën. Rrëfimet janë në videon e plotë të këtij edicioni të “Dikush” me Anilda Kaçaçin e Keisi Shtëpanin në “Gsh.al”. Në raste të tilla, miqësia është miqësi, trajneri me rregulla të forta, është trajner. Për rezultatin do presim deri nga fundi i janarit, me durim pas festash me gjel deti e bakllava./Gsh.al
