SARANDË- Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë dy persona me akuzën pasi akuzohen për  “prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë, janë vënë në pranga shtetasit

Elsid Muço, 26-vjeç dhe Besmir Hysi, 28-vjeç, të dy banues në lagjen nr. 4, Sarandë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u krye në lagjen nr.2 të Sarandës, në ambientet e lokalit në pronësi të Elsid Muços, bar-kafe “Xhamajka”, pasi gjatë një kontrollit të ushtruar në lokal iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 gram lëndë narkotike, të llojit “Canabis-sattiva”.

U krye arrestimi i këtij shtetasi edhe për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”. Ndërsa shtetasit Besmir Hysi, iu gjetën 5 gram lëndë narkotike “Canabis”, e cila iu bllokua dhe iu sekuestrua menjëherë në cilësinë e provës materiale.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb