NGA: ERJOLA JATA*TIRANË- 7.7 milion dollarë do të japë qeveria amerikane për marrëveshjen ndërmjet republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së shteteve të bashkuara të Amerikës për kontrollin e lëndëve narkotike dhe zbatimin e ligjit. Një ratifikim marrëveshje e cila është shoqëruar me debate në komisionin parlamentarë të ekonomisë teksa ka qenë i pranishëm ministri i brendshëm Sajmir Tahiri.
“Më duket një demagogji dhe hipokrizi fund e krye të vish këtu ti kërkosh voton deputetëve të këtij komisioni të majtë e të djathtë dhe sot kemi arritur në atë fazë të hapen gazetat me tituj që Shqipëria është bërë oazi i heroinës,loja paska qenë me kanabisin.”, tha Florion Mima. Ndërkohë, Sajmir Tahiri tha se: “Nga Janari deri më sot në republikën e Shqipërisë janë shkulur mbi 239 mijë rrënjë kanabis kjo për të thënë se ne nuk jemi si qeveria e kaluar që e kishte aty nën hundë dhe nuk lëviztë gishtin për të bërë një gram punë në luftën kundër trafikimit.”.
Mima:Mos spekulo…
Erjon Brace: Çfarë mos të spekuloj, atje ishte në fshat i tërë dhe një kryeministër që tha ishte vendimi im politikë për të mos ndërhyrë në Lazarat çfarë po më kërkon do të nxjerr letrën e Sali Berishës?
Tahiri nuk ka hezituar të akuzojë edhe deputetë të komisionit për mosdeklarim të pasurive. “Këtu ka ish ministra në këtë sallë që kanë shkuar para drejtësisë për mosdeklarim pasurie dhe nuk janë para drejtësisë ende,ja pra kjo është lufta kundër pandëshkueshmërisë ka plot të tillë edhe në këtë sallë kështu që hajde bëhemi bashkë të luftojmë kriminalitetin, pandëshkueshmërinë.”, pohoi Tahiri.
Sakaq, Ridvan Bode tha se: “Jam paditur në prokurori për një procedurë e cila u krye këtu në parlament,me të njëjtët investitorë bile erdhi u diskutua këtu u votua në parlament edhe pse u premtua që nuk do ta votojnë më dhe kjo ishte shkelje ligji. Jam çuar në prokurori me një akuzë politike nuk ke ardhur të deklarosh kur asnjëherë nuk ka njoftuar dhe ka një hetim prokuroria. Komisioni ka detyrën për të më njoftuar.”.
Gjatë ratifikimit të marrëveshjes ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kontrollin e lëndëve narkotike ajo çka ra në sy ishte mosprania e relatorit të çështjes Koco Kokdhima duke ja lënë zëvendësuesit të tij tradicional relatimin e çështjes deputetit të LSI Andrea Marto ndoshta për konflikt interesi.
(m.k/BalkanWeb)
