TIRANE

Pamjet e 18-vjeçarit Daniel Drobaj, brenda kafazit të xhamtë në Gjykatën e Tiranës, ku shihet me dorën e thyer dhe të fashuar, ka sjellë reagime të mëdha nga politika.

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në ‘Facebook’ thekson se ky ishte një akt primitiv hakmarrës që u bë me urdhër të Ramës. Kujtojmë se Drobaj akuzohet për plagosjen me kapsollë të efektives së policisë Ina Nuka, e cila humbi 2 gishta për shkak të shpërthimit të lëndës plasëse.

Daniel Drobaj
Daniel Drobaj

“Ja si i thyen studentit te shkelqyer Daniel Drobaj gishtërinjtë, ne nje akt primitv hakmarrje, narkos-it me urdher te Edvin Kristaq Urrejtjes per nje akuze te pa provuar dhe fund e krye politike. Sb”, shkruan Berisha.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: