TIRANË-Deputetët e mazhorancës refuzojnë ti cilësojnë debate përplasjet e shpeshta mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Ben Blushi. Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së në në prononcim për mediat deputeti Namik Dokle u shpreh se këto diskutime janë të shëndetshme.

Ndërsa deputeti Koço Kokëdhima theksoi se nuk janë debate por opinione të Blushit. “Nuk janë debate por opinione të Blushit. Ne jemi të ndryshëm dhe kemi opinione të ndryshme. Po ndjekim praktikat e partive homologe”- u shpreh Kokëdhima.

DEBATET NE MBLEDHJENE ASAMBLESE
Mbledhja e Asamblesë Kombëtare përballi kryetarin e PS¬-së, Edi Rama dhe deputetin Ben Blushi. Pasi dëgjoi fjalën e tij, i ulur në sallë, me të gjithë të tjerët, Blushi nuk priti më shumë për të kërkuar llogari se përse në planin e partisë për zgjedhjet e reja nuk ishte futur zgjedhja e kryetarit, kërkesë kjo e përsëritur prej tij edhe publikisht. Burimet nga mbledhja bënë të ditur se debatet janë acaruar deri sa në një moment, Blushi i ka kujtuar Ramës se ai nuk është as mbret dhe as monark që nuk mund të zgjidhet. Blushi i ka kujtuar kancelaren Merkel, e cila edhe pse fitoi zgjedhjet, iu nënshtrua zgjedhjeve brenda partisë. Ndërsa kryetari socialist, Rama, mësohet të ketë reaguar: “Turp të të vijë! Në kohën kur ne luftonim për votat e PS-¬së, ti e sulmoje”.

(a.n/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb