TIRANË
Deputeti demokrat Agron Shehaj i ka kërkuar ‘llogari’ kryeministrit Edi Rama për kompaninë që ka fituar tenderin e Unazës së Madhe. Në një status në “Facebook” Shehaj i kërkon Ramës të thotë se kush është personi që do përfitojë 20 milionë eurot e projektit të Unazës së Re që do t’i shkojnë kompanisë guackë Dunwell Haberman.
Sipas Shehajt nëse Rama nuk përgjigjet atëherë është i saktë informacioni se pronari i kësaj kompanie është vetë kryeministri.
“Edi Rama t’u thotë shqiptarëve se kush është personi që do përfitojë 20 milionë eurot e projektit të Unazës së Re që do t’i shkojnë kompanisë guackë Dunwell Haberman, e krijuar vetëm tre muaj para tenderit, pa asnjë lloj aktiviteti, pa asnjë punonjës! Nëse nuk e tregon, do të thotë se është i vërtetë informacioni se pronari i kësaj kompanie është vetë Edi Rama. Këtu ndodhet ekstrakti zyrtar që tregon që kompania është krijuar në datën 25 qershor 2018”, shkruan Shehaj.
(m.k/BalkanWeb)