Deri para pak ditësh asgjë nuk dihej rreth fatit të vajzës italiane, e cila u rrëmbye nga disa persona të armatosur në qytetin e Kilifit javën e kaluar.

Burime për “The Star” konfirmojnë se Silvia Romano, e cila punonte për një organizatë jofitimprurëse është gjallë. Ky fakt është bërë i ditur gjatë një bisede telefonike mes një të dyshuari dhe bashkëshortes së tij. Një person, që u bë dëshmitar i minutave të tmerrit u shpreh për “ANSA” se ajo po bërtiste.

“Rrëmbyesit e vullnetares italiane donin një shumë parash për ta liruar, por Silvia nuk kishte para as telefon. Ata ishin të paktën 4 persona. Ne i ndoqëm, por ata filluan të qëllonin për të na mbajtur larg. Ne kishim vetëm thika”, -shprehet djali.

Megjithatë autoritetet kanë frikë se Romano mund t’i shitet terroristëve AL Shabaab në Somali.
Policia e Kenias ka publikuar emrat e tre të dyshuarve si autorë të rrëmbimit dhe ndërkohë kanë vendosur një shpërblim për këdo që ka informacion mbi vendndodhjen e vajzës dhe të dyshuarve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: