TIRANE
Dafina Zeqiri udhëton drejt Maldiveve për t`u relaksuar dhe për të festuar ditëlindjen e nënës së saj. Këngëtarja shqiptare së bashku me nënën dhe motrën e saj kanë zgjedhur një vend të veçantë për të festuar dhe njëkohësisht për të përfituar nga plazhet e mrekullueshme të Maldiveve.
E ëma e këngëtares feston 60-vjetorin dhe përveç udhëtimit, ajo e ka surprizuar duke i dekoruar dhomën e hotelit me tullumbace dhe ia ka arritur ta emocionojë.
“Lumturia juaj është edhe imja. Ju premtoj që do t`ju çoj në parajsë çdo vit”, -shkruan këngëtarja në një video ku ato duket se po e shijojnë në maksimum panoramën e mrekullueshme.
(BalkanWeb)