TIRANE

Tashmë është bërë traditë, por edhe këtë vit “Nata e Bardhë” vjen plot surpriza. Bashkia Tiranë ka menduar që edhe këtë vit për Festën e Çlirimit të vendit, më 29 Nëntor, të organizojë një sërë aktivitetesh festive ku në thelb të festimeve të jetë historia e luftës kundër nazifashistëve.

Më pas festa do të kurorëzohet me një mbrëmje në sheshin “Skënderbej” me rastin e “Natës së Bardhë”.

Gjithccka është konceptuar si një festë 24-orëshe, për t’u mbyllur me spektaklin në sheshin “Skënderbej” nën ritmin e muzikës. Përvecc divës së muzikës shqiptare Aurela Gaçe, në skenë do ngjitet edhe Melissa Magnaneli, këngëtarja e talentuar dhe me zë brilant që përfaqësoi Shqipërinë në festivalin ndërkombëtar, Sanremo Junior 2012. Në skenë do ngjiten edhe këngëtarët Krenar Seiti, Xheisara etj.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb