Pavarësisht përpjekjeve për të shënuar në pjesën e parë në derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, një nga tifozët e “Kështjellës së Kuqe” ka ironizuar tifozët e Tiranës duke marrë me vete në shkallët e stadiumit një mi të ngjyrosur bardheblu, ngjyrë kjo që përfaqëson Tiranën.
Një veprim i tillë është shpërndarë me shpejtësi në media, ndërsa rivaliteti mes tifozëve nuk është vetëm në shkallët e stadiumi, por paralelisht ndeshja luhet mes “fjalëve” të tifozëve edhe në rrjetet sociale.
Pjesa e parë mes Tiranës dhe Partizanit përfundoi pa gola, ndërsa arbitri ndëshkoi 5 lojtarë me kartonë të verdhë, 2 nga Partizani dhe 3 nga kampi bardheblu.
(n.m/BalkanWeb)