SURUÇ- Vajza në plan të parë quhet Madersahi Barajyikna dhe është autorja e kësaj fotoje, bashkë më shokët turq gjatë udhëtimit të tyre drejt Kobanit për disa aktivitete humanitare. E ka publikuar këtë foto në Twitter direkt pas atentatit të së hënës 20 korrik, që vrau 30 persona e shkaktoi mbi 100 të plagosur.

“Jam gjallë, jam mirë, por vajza me bluzë të bardhë pas meje vdiq”- ka shkruar Madersahi pak orë pas shpërthimit të tmerrshëm.

Shpërthimin e realizoi një vajzë e re, që sapo kishte mbushur 18 vjeç, një kamikaze që kishte vendosur të hidhej në erë në kopshtin e qendrës kulturore të Suruç-it, qytet turk në kufijtë e Sirisë, ku edhe mbahej një konferencë mbi rikonstruksionin Kobanit.

Madersahi dhe shokët e saj në fakt ishin nisur për të ndihmuar në rimëkëmbjen e qytetit kurdo-sirian, i cili ishte çliruar pas muajsh pushtimi nga xhihadistët e shtetit islamik, dhe do të qëndronin aty deri të djelën me dëshirën për të ndërtuar një bibliotekë, të rimbillnin një pyll e të ndërtonin një park lojrash për fëmijë.

“Në këtë foto – tregon vullnetarja, ishim duke festuar sukesesin e ri elektoral të Hdp, partisë filokurde, që në zgjedhjet e fundit arriti 12.9% dhe shkoi në parlament me 80 deputetë”. Më pas, entuziazmi dhe ëndrrat u prenë në mes nga akti tragjik i dhunës, i pari që mban firmën e ISIS në Turqi.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: