Banorët e Bregut të Lumit kanë dalë edhe sot në protestë, ndërsa kërkojnë dëmshpërblimin për shembjen e banesave të tyre.

Para kamerave, një prej protestuesve i bëri thirrje presidentit Ilir Meta dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi që t’i mbështesin banorët.

“Desha të çoj tre mesazhe, mesazhi parë për zonjën Kryemadhi, nëse ka marrë votë të vijë këtu. Mesazhi i dytë shkon për Presidentin. Zoti president ku je e shikon popullin tonë si është katandisur në këtë gjendje”, tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb