Një modele 20-vjeçare është droguar në një lokal nate dhe më pas përdhunuar në hotel nga pesë meshkuj, të cilët e kanë filmuar gjithë aktin me telefonat.
Incidenti u regjistrua të premten në darkë në klubin e natës “Essex”, i cili frekuentohet më së shumti nga futbollistë, dhe të famshëm nga bota e ekranit.
Videoja e sulmit seksual qarkulloi për ca kohë në rrjetet sociale dhe më pas u hoq, shkruan Daily Mail.
Një video, e parë nga The Sun, nga e cila ka prerë edhe disa pjesë tregonte një mashkull gjatë një momenti intim me një femër të ulur në kulltuk. Fragmenti i videos tregonte edhe persona të tjerë duke filmuar, mes të cilëve edhe një femër, raportojnë gazetat.
Policia po heton rastin, ndërsa dyshohet se vajza ishte nën efektin e drogës së përdhunimit ‘Rohypnol”.
(BalkanWeb)