SHBA

Léa Seydoux do të jetë Bond Girl-ja e re në serinë e 25-të e sagës së famshme të James Bond, që do të dalë në kinematë botërore në vitin 2020. Aktorja franceze do të luajë për të dytën herë Madeleine Swann, të bijën e Mr. White kundërsharit të James Bond në “Casino Royale” e “Quantum of Solace.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në historinë e filmit që i dedikohet agjentit sekret anglez, në këtto 50 vitet e fundit është hera e parë që bëhet protagoniste një femër.
Seydoux kishte interpretuar Madeleine Swann, në “Spectre” në vitin 2015. Në film bukuroshja bionde arratiset me James Bond, që interpretohej nga Daniel Craig, në fund të filmit. Dhe nga kjo skenë nis dhe seria e 25-të e James Bond.

Në seritë e kaluara të sagës kanë interpretuar personazhe femra por jo në rolin e Bond Girl. Ndërsa mbi 50 vjet më parë Eunice Gayson, Bond Girl- ja e parë ka luajtur krah aktorit të njohur, Sean Connery në vitin 1962 dhe një vit më vonë, në 1963.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb