Lionel Messi mund të rikthehet të luajë për përfaqësuesen e Argjentinës që në fillimin e vitit 2019.
Diskutimi rreth këtij rikthimi ishte ajo që mblodhi bashkë futbollistin e Barcelonës me presidentin e Federatës Argjentinase dhe trajnerin e përfaqësueses në ‘Superklasiken’ e Bernabeut mes River Plejt dhe Boca Juniors.
Presidenti Klaudio Tapia ishte ai që bëri të ditur për “mbledhjen” që kishte zhvilluar në “Santiago Bernabeu” me futbollistin e trajnerin Skaloni. Ai postoi një foto në rrjetet sociale përkrah Mesit, duke shkruar se po projektonte “atë që do të vijë”.
Mediat argjentinase insistojnë se ky takim ka qenë i pari për t’i parashtruar Mesit projektin e ri nën drejtimin e Skalonit dhe për ta bindur ‘Pleshtin’ që të rikthehet tek kombëtarja pas një mungese prej disa muajsh.
BalkanWeb