TIRANE

Në një kohë kur poshtë zyrës së tij kanë mbërritur studentë dhe të ulur këmbëkryq presin zgjidhjen e kërkesave të tyre, vjen një tjetër reagim nga kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në Instagram, Rama ironizon PD dhe LSI si dhe kryeopozitarin Lulzim Basha, duke e cilësuar ‘artist’.

“Ah, tani që çunat e pdLSI s’duruan dot më tek Ministria e Arsimit dhe u ndanë nga studentët e nga pedagogët e pa maskuar e pa parti, doli Artisti t’i përshëndesë?”, shkruan Rama.

Pak çaste më vonë kreu i qeverisë ka reaguar në Twitter, ndërsa theksoi se ai është me studentët, ndërsa shtoi se protestuesit u përçanë.

“Ju mbytën me presionin kundër Dialogut se do ju përçaja unë,po tani kush ju përçau?! Mos e vrisni mendjen,unë jam me studentët jo me maskat e lsiPD dhe s’ju le në baltë?Jo ato pikat, po shumë më tepër se aq do bëjmë së bashku. Me të nisur Dialogun, s’ndalemi më #përUniversitetin”, pohon Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: