TIRANË

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj e ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka deklaruar se politika iu ka borxh të rinjve shqiptar.

Duke folur për studentët dhe amendamentet që ka depozituar  LSI-ja sot në Kuvend, Mehmetaj tha se të rinjtë shqiptarë po tregojnë se janë të gatshëm për t’i dhënë edhe më shumë vendit.

“Ne kemi dorëzuar dy amendamente  në Parlament.  Ky brez është në të vërtetë është edhe shpresa e Shqipërisë. Ka shumë qytetarë janë të gatshëm të bëjnë shumë për këtë vend.  Procedimi i studentëve është për t’i përçarë dhe futur në konflikt për njëri tjetrin”, tha ajo.

Gjithashtu ajo pohoi se LSI-ja vijon të mbështesë fort politikat arsimore, të cilat do të ri-shohin  tarifat e studentëve si dhe shtimin e fondeve për kërkimin shkencor në Universitete.

“Me këto të rinj nuk mund të tallesh. Politika iu ka një borxh të rinjve në këto 38 vitet. Të këtë dyfishim të zërit mësimor dhe kërkimeve shkencore. Tarifat të rregullohet, madje të shkojë deri në zero. Amendamentet kanë parashikuar një fond emergjence. Kërkesat  e studentëve janë bazike”, shtoi ajo.

(n.m/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb