TIRANË

Kryeministri, Edi Rama në një takim me dekanë dhe rektorë të Universiteteve deklaroi se kërkesa për pagesën e krediteve të lëndëve të mbartura është përgjegjësi e universiteteve dhe jo e qeverisë.

Ai kritikoi ata se nuk kanë vënë në dijeni studentët për VKM, e cila është miratuar që në muajin maj të këtij viti.

Kryeministri tha mes tjerash se përgjegjësia bie direkt mbi universitet, ndërsa specifikoi se studentët nuk i kanë lajmëruar fare.

“Një pjesë e atyre pikave iu takojnë universiteteve. Iu takojnë juve bazuar në ligjin për arsimin e lartë. Më vjen mirë , që flitet e fundit disa senate  janë vënë në lëvizje dhe më vjen keq që kanë adresuar disa deklarata hipokrite.

Përpara se sa të hynim në këtë fazë, protesta nisi me një shkak konkret lidhur me një tarifë. Tani, tarifa e provimeve të mbartura është një tarifë e kërkuara nga ju dhe ju këtë as s’mund ta mohoni dhe nuk mund të bëni sikur e keni harruar kur ajo bëhet problem. Ministrja e arsimit në të gjitha rastet ka kërkuar konsensus mes jush.

Nuk hyj në meritën e atij vendimi se si dhe ku e keni marrë. Ai vendim që është marrë në maj nuk ka qenë i ditur për studentët dhe është njësoj si Kuvendi të kalojë një buxhet dhe nje paketë fiskale pa e bërë të ditur dhe shteti t’i shkojë qytetarit në shtëpi pastaj për t’i thënë bjeri këto para se mi ke detyrim”, tha Rama.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb