TIRANË
Pedagogu Arlind Qorri deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në “News 24” se kryeministri, Edi Rama po përpiqet të ulet në bisedime me studentët me synim për t’i kapur më pas për “veshi”.
Sipas tij, shefi i qeverisë po përpiqet që problemin ta lokalizojë te universiteti, por tha se situata duhet parë dhe analizuar më parë tek i gjithë sistemi arismor.
Zgjidhjen e të gjithë situatës, pedagogu e sheh tek ligji i arsimit të lartë, i cili sipas tij është burimi i parë i të gjithë këtyre problemeve.
“Për çfarë dreqin don Rama që të futen aty përfaqësues nga studentët dhe t’i kapi pastaj për veshi. Ai kufizon problemin te universiteti, por në fakt problemi është pjesën e të gjithë sistemit. Zemra e problemit është ligji i arsimit të lartë. Nuk mund të ketë plotësim të kërkesave, pa një përmirësim të tillë”, tha ai.
(n.m/BalkanWeb)
