SHBA
Një tjetër reper i famshëm amerikan është kapur me lëndë narkotike. Këtë herë pas Dolla Sign, reperi Lil Pump i njohur si autor i hitit ‘Gucci Gang’ është arrestuar.
Sipas TMZ-së, fluturimi i tij për në Los Angelos është ndërprerë menjëherë nga agjentët e TSA-së, zbuluan drogë në valixhet e tij.
Pas gjetjes së drogës në valixhet e tij, policia zbriti ekuipazhin e tij nga avioni dhe arrestoi reperin. Si pasojë e gjithë kësaj situate, fluturimi u vonua për një orë.

